Akti rregullator i lehtë për eksportuesit, ndryshime në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”

Pas miratimit të ligjit të ri n. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili përcakton disa rregulla të reja në lidhje me tatimin për të ardhurat personale dhe fitimet e korporatave, më 7 qershor 2023 Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Rregullator “Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” për të ofruar disa përfitime dhe mundësinë e rritjes së likuiditetit për eksportuesit, të cilët së fundmi janë prekur nga kursi i këmbimit valutor. “Tatimpaguesit eksportues, të cilët gjatë vitit 2022 kanë eksportuar jo më pak se 70% të vlerës totale të shitjeve, duke përfshirë edhe eksportet, nuk paguajnë këstet që zakonisht priten në muajt qershor, shtator dhe dhjetor të vitit 2023”. Prandaj, me hyrjen në fuqi të këtij akti rregullator, të gjithë eksportuesit që eksportojnë mbi 70% të produkteve të tyre nuk do të avansojnë këstet e tatimit mbi fitimin për muajt qershor, shtator dhe dhjetor 2023. Vetëm nëse eksportuesit janë fitimprurës ( në fund të vitit financiar 2023) do të paguajnë tatimin mbi fitimin, por në rast humbjesh nuk do ta paguajnë këtë taksë.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com