Ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e biznesit”

Në Fletoren Zyrtare nr. 25, datë 15.02.2022, u botua Ligji Nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 05.03.2007, “Për regjistrimin e shoqërisë”, miratuar më parë nga Kuvendi i Shqipërisë. Me Ligjin Nr. 7/2022, janë bërë ndryshime vetëm në vlerat e gjobave të parashikuara në pikat 2 dhe 3 të nenit 74 (të ligjit nr. 9723/2007, në rastet që kanë të bëjnë me deklarimin e të dhënave të pavërteta në regjistër (kur ato nuk përbëjnë krim) si dhe moskryerja brenda afateve të përcaktuara me ligj të detyrimit për regjistrim fillestar dhe regjistrime të tjera të detyrueshme nga shoqëritë. Ky ndryshim, i cili hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ka rritur ndjeshëm vlerën e sanksioneve për rastet e sipërpërmendura, në 60 000 lekë nga 15 000 lekë të parashikuara në ligjin nr. 9723/2007.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com