“Botohet ne fletoren zyrtare akti normativ për shtyrjen e afatit të regjistrimit të pronarit përfitues”

Ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare është botuar Akti Normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave për shtyrjen e afatit mbi regjistrimin e pronarit përfitues. Afati i fundit për përmbushjen e këtij detyrimi nga subjektet raportuese u vendos data 30 qershor 2021. Ky ndryshim u jep mundësinë të gjithë subjekteve që të plotësojnë detyrimet dhe të bëhen pjesë e këtij procesi brenda afatit të parashikuar. Akti normativ parashikon edhe një ndryshim tjetër si zgjatja e afatit në rastin e ndryshimeve të të dhënave të pronarëve përfitues të subjekteve raportuese. Regjistrimi i ndryshimeve do të bëhet brenda 90 ditëve nga data e ndodhjes së ndryshimit faktik dhe jo 30 ditëve siç parashikonte Ligji nr. 112/2020. Detyrimin për të kryer regjistrimin e pronarit përfitues e kanë të gjithë subjektet tregtare apo organizatat jofitimprurëse. Në raste të mos aplikimit të detyrimit brenda afateve ligjore aplikohet gjoba në vlerën prej 500.000 Lekë.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com