“Legale Albania” në Kontratën për emisionin televiziv “Politiko” në Top Channel

Pas një periudhe negocimi midis palëve kontraktore u arrit nënshkrimi i versionit përfundimtar të kontratës për ideimin, prodhimin dhe publikimin televiziv të emisionit “Politiko” në kanalin Top News në televizionin kombëtar Top Channel. Emisioni , që ka kryesisht si objekt trajtimin e çështjeve politike, do të vijë në formatin dy herë në javë, të hënë dhe të premte ora 20.30, dhe do të drejtohet nga gazetari i mirënjohur Z. Alfred Lela për të gjithë sezonin.

Profesionistët e Studio “Legale Albania”, kryesuar nga Av. Dr. Lulzim Alushaj me mbështetjen e Av. Xhesilda Balashi dhe Eva Priska, tashmë me një eksperiencë të gjerë në fushën e kontratave të tilla në fushën televizive, kanë ndjekur të gjithë aspektet që i përkasin të drejtës së autorit, pronësisë industriale, konformitetin me legjislacionin e aplikueshëm kryesisht ligjet dhe rregulloret e Autoritetit të Mbikqyrjes Audiovizive (AMA) dhe respektimin e detyrimeve që vijnë si pasojë e nje emisioni televiziv në fashën prime time. Link promo:

Tregut të programeve televizive me përmbajtje politike i shtohet një format i ri në kanalin Top News në Top Channel, duke e renditur televizionin Top Channel në vendin e parë në rang kombëtar për sa i përket programacionit dhe klikimeve në you tube.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com