Legale Albania- Konsulent i Unionit të Biznesit Farmaceutik (UBF)
Unioni i Biznesit Farmaceutik (“UBF”), si një shoqatë e vetëorganizuar regjistruar rregullisht në regjistrin përkatës pranë Gjykatës së Tiranës, ka prioritet ndjekjen e problematikave në fushën farmaceutike që prekin anëtarët e saj dhe klientët. UBF përfshin në anëtarësinë e saj pjesën më të madhe të shoqërive tregtare që operojnë në tregun farmaceutik me një volum shumë serioz marrëdhëniesh tregtare brenda dhe jashtë vendit.
Për nevoja të saj, për të përmirësuar pjesën e konsulencës dhe asistencës ligjore në raport me anëtarësinë dhe të tretët, ka hapur garën me procedurë përzgjedhje për një Studio Ligjore e cila do të ndjekë në vijim konsulencën ndaj UBF – së.
Në përfundim të kësaj procedure si Konsulent i Unionit të Biznesit Farmaceutik është përzgjedhur Studio “Legale Albania” duke shënuar Studio kështu një tjetër sukses në tregun e konsulencës ndaj biznesit, kësaj here ndaj një subjekti që është aktor i rëndësishëm në tregun farmaceutik me shtrirje dhe impakt ndërkombëtarisht të mirënjohur.
Për më shumë informacion: info@legalealbania.com