Publikohet Ligji i ri “Për të huajt”

Më datë 18.10.2021 në botimin e Fletores Zyrtare nr. 162 është publikuar Ligji nr. 79 datë 24.06.2021 “Për të huajt” i cili shfuqizon Ligjin nr. 108/2013 “Për të huajt”. Aktet nënligjore të cilat janë nxjerrë në zbatim të Ligjit nr. 108/2013 dhe të cilat bien në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji do të zbatohen deri në miratimin e akteve nënligjore të Ligjit nr. 79/2021.

Ligji nr.79/2021 “Për të huajt”, me anë të ndryshimeve dhe shtesave të saj është përafruar pjesërisht me Direktivat, Vendimet dhe Rregulloret e Parlamentit dhe Këshillit Evropian. Si dhe ndiqet nga parimi i interesit më të mirë të fëmijës, parimi i së drejtës për jetë familjare, parimi i moskthimit, parimi i procedurave të drejta dhe transparente dhe parimi i mosdiskriminimit.

Ligji nr. 79/2021 ka pësuar ndryshime në lidhje me lejen e punës e cila tashmë do të referohet me termin e ri “leje unike”, ku gjithashtu gjenden të parashikuar llojet e lejeve unike, procedurat e përfitimit të lejes unike si dhe ankimet, po ashtu parashikohet leja unike për kategori të vecanta; dhe shtesa në lidhje me përkufizime të termave të reja të cilat kanë të bëjnë me të huajin“Au pair”, të huajt si personel kyc dhe kategorizimet, motivet e lejes së qëndrimit, lëshimi i lejes së qëndrimit me afat 5-vjecar për Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës kur aplikojnë për herë të parë dhe plotësojnë kriteret e përgjithshme të përcaktuara në këtë ligj.

Ministritë Përgjegjëse do të nxjerrin akte nënligjore në zbatim të Ligjit Nr. 79/2021, brenda 3-6 muaj nga hyrja në fuqi të këtij ligji.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com