Nga korrik 2022 më pak tatim mbi fitimin nga të ardhurat personale nga punësimi

Më datë 25.11.2021, është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave, ligji Nr. 113/2021, i cili ka vendosur zëvendësimin e Pasqyrës 1 të parashikuar në Ligjin Nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, në lidhje me tabelën për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi.

Ligji i ri nr. 113/2021, ka bërë ndryshime esenciale krahasuar me Tabelën e parashikuar nga Ligji Nr.8438/1998, të cilat në varësi të ardhurave nga paga në lekë/muaj dhe e ardhura e tatueshme në lekë/muaji do të ndryshojë norma tatimore në përqindje/mujore.

Tabela për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi


Ky ligj, do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet duke filluar nga data 1 korrik 2022.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com