Njoftim: Emergjenca COVID 19, masa që prekin veprimtaritë gjyqësore
Me Vendimin nr. 127 datë 10.03.2020 Këshilli i Lartë Gjyqësor i Republikës së Shqipërisë ka vendosur pezullimin e shërbimeve gjyqësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Nga efektet e kësaj ndërprerjeje përjashtohen veprimtaritë dhe shërbimet urgjente gjyqësore, të cilat gjyqtari i konsideron të tilla rast pas rasti (përgjithësisht vendimet për masat mbrojtëse, afatet e paraburgimit, etj.).
Në çdo rast, prania e publikut në sallat e gjyqit është e ndaluar. Komunikimet në këtë periudhë të ndërprerjes mund të bëhen me mjete alternative si postë, e-mail, online në faqet e internetit të gjykatave.
Kohëzgjatja e përcaktuar për këtë periudhë është dy javë, pra skadon më 24.03.2020 (përfshirë).
Për më shumë informacion: info@legalealbania.com