Përditësimet më të fundit – Si mund të funksionojnë bizneset gjatë periudhës së COVID-19

Në vijim të lajmeve tona më të fundit “KUJDES: LISTA E VEPRIMTARIVE TREGTARE QË LEJOHEN TË PUNËSË GJATË PERIUDHËS SË EPIDEMISË COVID – 19″, indikacionet e fundit interpretuese të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri janë si më poshtë:

Punonjësit, të cilët e bëjnë udhëtimin në këmbë, lejohen të lëvizin nga ora 05:00 – 08:00 dhe 12:00 – 13:00. Ata duhet të kenë dokumentacionin e lëshuar nga kompania ku janë të punësuar.
Punonjësit, të cilët përdorin mjetet e kompanisë ku janë të punësuar, lejohen të lëvizin nga ora 05:00 – 08:00 dhe 12:00 – 13:00 sipas vetëdeklarimit në faqen e internetit të COVID – 19, e cila gjendet në adresën : www@asp.gov.al
Rregullat e mësipërme nuk zbatohen për disa aktivitete tregtare si: punonjësit e kompanive prodhuese, furrat e bukës, kompanitë që prodhojnë, furnizojnë dhe shesin produkte ushqimore, kompanitë e ndërtimit dhe fermerët që mund të punojnë jashtë orarit të kufizuar. Gjithashtu, në këtë listë përfshihen edhe kompanitë që ofrojnë shërbime interneti dhe celulare, shërbime të dërgesave brenda nga komunat apo marketet e kateringut.

Orari i lëvizjes së punonjësve për aktivitetet e lejuara është i kufizuar nga ora 05:00-13:00 me përjashtim të aktiviteteve tregtare të përmendura më sipër.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com