Sqarime nga policia e shtetit: për autorizimin dhe qarkullimin e mjeteve të transportit për veprimtari tregtare të lejuara gjatë periudhës së epidemisë COVID-19

Të gjithë pronarët e kompanive prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët dhe duan të akreditojnë mjete për transportin e njerëzve apo mallrave brenda Qarkut, nuk duhet të dërgojnë e-mail në: policiarrugore@asp.gov.al ose të telefonojnë në dy numrat e dedikuar por duhet t'i drejtohen Qarkut të Shërbimit Policor në zonën ku banojnë ose kanë aktivitetin e tyre të biznesit.

Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitetin e tyre të biznesit jashtë Qarkut, si dhe ata që janë rezidentë në Qarkun e Tiranës, mund të vazhdojnë të aplikojnë për akreditim përmes e-mail poliarrugore@asp.gov.al dhe të telefonojnë në dy numrat e dedikuar. .

Orari i qarkullimit nga ora 06:00 deri në orën 08:00 dhe 16:00 deri në orën 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por është për personelin/punonjësit e kompanive prodhuese të cilët lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas vërtetimin e Policisë së Shtetit, si dhe për punonjësit e Institucioneve Shtetërore me dokument identifikimi të lëshuar prej saj.

Gjatë këtyre orëve nuk do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me mjetet e tyre private.

Automjetet, furgonët, kamionët dhe vagonët e prodhuesve dhe furnitorëve lejohen të lëvizin në çdo kohë, por ata duhet të vërtetojnë lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit ose faturat e furnizimit.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com