Rifillimi i punës në sistemin gjyqësor – vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të rifillojë veprimtarinë e të gjithë sistemit gjyqësor dhe shërbimeve gjyqësore, në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më 27 prill 2020. Në këtë datë do të rihapen për shqyrtim të gjitha proceset gjyqësore administrative, penale dhe civile. , por me kufizime në lidhje me pjesëmarrjen.
Për këtë arsye po punohet për marrjen e masave organizative dhe administrative në mënyrë që të garantohet siguria e publikut, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave dhe rifillimi i veprimtarisë në çdo gjykatë të bëhet në përputhje me të gjitha masat e marra për të kufizuar përhapjen e COVID 19.
Para këtij vendimi, gjykatat detyroheshin të shqyrtonin vetëm çështjet emergjente të vlerësuara rast pas rasti si të tilla nga gjyqtari dhe kryesisht seancat e vlerësimit të sigurisë.
Për më shumë informacion: info@legalealbania.com