RIHAPEN FLUTURIMET DHE TRANSPORTI DETAR I PASAGJERËVE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil dhe me Drejtorinë e Përgjithshme Detare, pas vështirësive që rezultuan nga situata e paprecedent e COVID- 19, është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për rifillimin gradual dhe të sigurt të aktivitetit të transportit ajror dhe detar.

Prioritet i veprimtarisë në kontekstin në fjalë është rivënia në funksionim e transportit ajror dhe atij detar në përputhje me rregullat parandaluese dhe mbrojtëse të sigurisë së shëndetit, hartuar sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të organizmave ndërkombëtarë të aviacionit civil dhe atyre të shëndetit publik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 22 Qershor 2020 do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim, duke garantuar mbi të gjitha sigurinë e shëndetit të punonjësve të këtij sektori dhe të pasagjerëve.

Gjithashtu Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare bëjnë me dije se kjo datë shënon dhe hapjen e të gjitha linjave të transportit detar të pasagjerëve, por vetëm për shtetasit italianë, të huaj të tjerë dhe shqiptarët që janë rezidentë dhe që punojnë në Itali, ndërsa për turistët dhe pasagjerët e thjeshtë lëvizja do të bëhet nga 1 Korriku 2020.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com