Fëmijët e punonjësve të huaj dhe skema e mbulimit të sigurimit shëndetësor në Shqipëri

Referuar problematikave të ardhura pranë Studios në lidhje me përfitimin e të miturve të huaj nga sigurimi shëndetësor i prindit që ka një aktivitet tregtar apo punon i siguruar në Shqipëri, kemi kërkuar interpretim të saktë të legjislacionit në fuqi dhe, për këtë arsye, i jemi drejtuar Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit i cili ka kthyer përgjigjen për sa më poshtë vijon.

Për të përfituar shërbimet shëndetësore nga skema e sigurimeve shëndetësore shtetërore e prindit të huaj, i cili punon në Republikën e Shqipërisë, fëmijët e mitur që e shoqërojnë të huajin, duhet të jenë të pajisur paraprakisht me një leje qëndrimi në Shqipëri. Për fëmijët e mitur të huaj me leje qendrimi, familjarë të të huajit të punësuar dhe siguruar sipas skemës së sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në Shqipëri, nuk nevojitet sigurim shëndetësor i veçantë pasi përfiton nga skema e sigurimit shëndetësor të prindit.

Të gjithë personat e huaj që hyjnë në këto raste nuk kanë më arsye të paguajnë polica sigurimi në sistemin privat të sigurimeve për shërbimet shëndetësore që përfitohen nga skema e sigurimeve shëndetësore shtetërore.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com