Mospagimi në afat i kësteve të tatimit mbi fitimin për shkak të COVID-19, falen gjobat ndaj bizneseve

Administrata Tatimore, në kuadër të lehtësimit të veprimtarisë ekonomike të subjekteve private, njofton se do të anulojë gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020 të subjekteve dhe bizneseve, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur me VKM nr. 243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, i ndryshuar.

Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme. Administrata Tatimore do të vijojë zbatimin e procedurave për të njoftuar tatimpaguesit në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik e-Filing. Ky vendim i Administratës Tatimore vjen si ndihmë dhe përkrahje ndaj këtyre subjekteve për shkak të pandemisë.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com