15 Korrik 2019
Ndryshimet në legjislacionin për regjistrimet në regjistrin publik (QKB)
Në Fletoren Zyrtare nr. 99 datë 10.07.2019 të Republikës së Shqipërisë është publikuar Ligji nr. 30/2019 ''Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar.
Në nenin 22, pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:
“4/1. Kërkesa për ndryshimin e anëtarit dhe/ose strukturës së anëtarësimit të personit juridik bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e faktit të ndryshimit faktik të anëtarit dhe/ose strukturës së anëtarësisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj. . Mosrespektimi i kësaj dispozite të re sjell një sanksion monetar prej 50 000 lekësh. ”
Për më shumë informacion: info@legalealbania.com