Ndryshimet e fundit në ligjin tatimor
Me Ligjin Nr. 31/2019 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 99, datë 10.07.2019, personat fizikë të regjistruar për qëllime të TVSH-së dhe personat juridikë (të gjitha kategoritë tatimore) dhe organizatat joqeveritare të regjistruara në organin tatimor janë të detyruar të kenë dhe të deklarojnë një llogari bankare pranë organit tatimor. Regjistrimi dhe deklarimi i llogarisë bankare duhet të bëhet brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 31/2019.
Të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji janë të detyruar të hapin dhe regjistrojnë llogarinë bankare pranë organit tatimor brenda 20 ditëve nga dita e regjistrimit në regjistrin tregtar (QKB).
Mosrespektimi i sa më sipër sjell një gjobë financiare që varion nga 25,000 deri në 50,000 lekë dhe që mund të dyfishohet nëse shkelja vazhdon.
Për më shumë informacion: info@legalealbania.com