Zonat e lira doganore – Kanë ndodhur ndryshime në legjislacionin doganor të Republikës së Shqipërisë
Me VKM n. 577, datë 31.07.2019 “Për disa shtesa në Vendimin nr. 651, datë 10.11.2017 të Këshillit të Ministrave “Për dispozitat në zbatim të ligjit nr. 102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 114, datë 02.08.2019 janë bërë shtesa lidhur me:
Përcaktimi i kushteve për krijimin e zonës së lirë doganore;
Kushtet e përgjithshme të funksionimit të zonës pa doganë;
Procedura për aplikim për aktivitete në zonën e lirë doganore;
Procedurat para dhënies së autorizimit për të vepruar në zonën e lirë doganore;
Miratimi i autorizimit për të vepruar në zonën e lirë doganore;
Përgjegjësitë e mbajtësit të autorizimit për të vepruar në zonën e lirë doganore;
Pezullimi i autorizimit për të vepruar në zonën e lirë doganore, pezullimi i autorizimit sipas kërkesës, revokimi i pezullimit të tillë, anulimi i autorizimit dhe rastet e revokimit të autorizimit për të vepruar në këtë zonë;
Metodologjia dhe rregullat për rakordim dhe kontrolle në këtë fushë;
Për më shumë informacion: info@legalealbania.com