Ndryshime në procedurat e aplikimit të lejes unike të shtetasve të Huaj


Me botimin në Fletoren Zyrtare datë 22.10.2024, ka hyrë në fuqi Udhëzimi i përbashkët Nr. 196, datë 14.10.2024 “Për bashkëpunimin ndërmjet strukturave të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë se Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shërbimit Informativ te shtetit, për procedurat e lëshimit të lejes së qëndrimit për të Huajt”.
Sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi, procedura e marrjes së miratim punësimit nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), kërkesa për vizën e tipit “D” dhe kërkesa për lejen unike të qëndrimit, bëhet online në një aplikim të vetëm në portalin e-albania, prandaj edhe të dhënat përpunohen njëkohësisht ndërmjet tri sistemeve elektronike: a) Sistemi e-Visa; b) Sistemi i Shërbimeve të Punësimit; dhe c) Sistemi FER.
Pra, aplikimi kryhet në një formular të përbashkët duke i dhënë mundësinë të Huajit të plotësojë vetëm një herë informacionin që i nevojitet për konfirmimin e lejes së punës, pajisjen me vizë dhe pajisjen në fund me lejen unike.
Sipas udhëzimit në fjalë, në vlerësimin për lëshimin e Lejes Unike ose Lejes së Qëndrimit marrin pjesë strukturat përgjegjëse të autoritetit vendor dhe qëndror të kufirit dhe migracionit, strukturat përgjegjëse të informacionit kriminal në Policinë e Shtetit, si dhe strukturat përgjegjëse të Shërbimit Informativ të Shtetit për raste të veçanta.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com