Pjesëmarrja në Panairin e Punës UniBa Work Fair

Në vijim të bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë në vend, më date 02.04.2025 Studio Legale Albania mori pjesë në Panairin e organizuar nga Universiteti Barleti me titull “UniBa Work Fair”, i cili u zhvillua pranë të njëjtit Universitet në Campus 2, Tiranë.
Studentët dhe të pranishmit u njohën me informacionin mbi shërbimet ligjore, mënyrat dhe praktikat e internship, trajnimit dhe punësimit pranë Legale Albania. Panairi nisi me përshëndetjen e rektores së Universitetit Prof. Dr. Suzana Guxholli e cila falenderoi bizneset pjesëmarrese dhe inkurajoi bashkëpunimin e mëtejshëm midis Universitetit dhe bizneseve pjesëmarrëse.

Për më shumë informacion: info@legalealbania.com

Legale Albania

http://legalealbania.com