Shqipëria ratifikon Konventën e Gjykimeve 2019 mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në fushën civile dhe tregtare
Më 13 shkurt 2025 Republika e Shqipërisë ka depozituar instrumentin e ratifikimit të Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështje Civile ose Tregtare nënshkruar më datë 2 korrik 2019 (Konventa e Gjykimeve 2019). Kjo Konventë, e ratifikuar përmes Ligjit nr. 122/2024 me të njëjtin titull, është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi për Republikën e Shqipërisë më 1 mars 2026.
Me këtë hap, Shqipëria i bashkohet shteteve që synojnë forcimin e sigurisë juridike ndërkombëtare në fushën civile dhe tregtare, duke lehtësuar njohjen dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore të huaja.
Shqipëria është anëtare e Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private që prej vitit 2002 dhe tashmë është Palë Kontraktuese në 17 konventa dhe instrumente të kësaj organizate, duke forcuar më tej integrimin e saj në kuadrin juridik ndërkombëtar.
Për më shumë informacion: info@legalealbania.com
Legale Albania
http://legalealbania.com
Për më shumë informacion: info@legalealbania.com